Drejtuesit e Barcelonës takohen me Xavin, a do ta marrë pozitën e trajnerit?

Futboll

Drejtuesit e Barcelonës takohen me Xavin, a do ta marrë pozitën e trajnerit?

Më: 10 janar 2020 Në ora: 17:01
Xavin

Barcelona është takuar me legjendën e klubit Xavin, për të zhvilluar bisedime në lidhje me pozitën që mund ta marrë te Barcelona.

Mirëpo edhe pse ka raportime që Xavi mund ta marrë pozitën e trajnerit siç duket kjo nuk do të ndodhë, pasi që skuadra spanjolle po mendon ta mbajë Valverden deri në përfundim të kontratës së tij.

Për Valverden ka pasur mbështetje edhe nga Lionel Mesi dhe Luis Suarez të cilët për humbjen kundër Atletico Madridit e quajtën atë si jo fajtor.

Kontrata e Valverdes me Barcelonën është deri në verë, megjithatë ekziston mundësia që të qëndrojë edhe për një vit tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat