Lista: Gattuso i habit të gjithë me afrimin e ri, ka një problem të madh për teknikun

Futboll

Lista: Gattuso i habit të gjithë me afrimin e ri, ka një problem të madh për teknikun

Më: 10 janar 2020 Në ora: 17:26
Gennaro Gattuso

Napoli ka një ndeshje shumë të vështirë ndaj Lazios në transfertë. Trajneri Gennaro Gattuso dhe të besuarit e tij duhet të reagojnë pas humbjes 1-3 në shtëpi kundër Interit. Diçka e tillë do të jetë e vështirë, pasi skuadra napolitane do të zbresë me shumë mungesa në fushë të shtunën, në orën 18:00.

Maksimovic, Ghoulam, Koulibaly, Younes dhe Meret nuk do të udhëtojnë me ekipin në Romë. Afrimi surprizë është ai i portierit të ri Antonio Daniele. Ai ka lindur në vitin 2002 dhe do të mbajë veshur fanellën me numrin 15. 17-vjeçari do të grumbullohet për shkak mungesash. 

Lista e lojtarëve të grumbulluar: Allan, Callejon, Daniele, Di Lorenzo, Elmas, Fabian, Gaetano, Hysaj, Insigne, Karnezis, Llorente, Lozano, Luperto, Manolas, Mario Rui, Milik, Ospina, Tonelli, Zielinski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat