Arbër Hoxha deklarohet shumë i lumtur për grumbullimin te Kosova

Futboll

Arbër Hoxha deklarohet shumë i lumtur për grumbullimin te Kosova

Më: 10 janar 2020 Në ora: 19:24
Arbër Hoxha

Arbër Hoxha është deklaruar shumë i lumtur për mundësinë e dhënë nga trajneri Bernard Challandes, duke e ftuar për miqësoren kundër Suedisë.

Kosova të dielën në Doha të Katarit takohet me Kombëtaren e Suedisë, dhe për ndeshje, trajneri Challandes ka ftuar 13 lojtarë nga Superliga e Kosovës.

“Pikësëpari falënderoj përzgjedhësin Challandes që më ka grumbulluar për këtë miqësore. Sigurisht se të jesh pjesë e Kombëtares A është një ndjenjë e papërshkrueshme dhe shpresoj që të jap më të mirën time nëse më jepet rasti të paraqitet kundër Suedisë”, ka deklaruar Hoxha.

“Mua më mbetet të vazhdoj të punoj maksimalisht dhe pse jo në të ardhmen të luaj edhe në ndeshje kualifikuese. Kushtet për stërvitje këtu janë shumë të mira dhe kjo po na jep mundësi për t’i treguar cilësitë tona para përzgjedhësit. Sigurisht se ndeshja kundër Suedisë do të jetë shumë e vështirë, duke pasur parasysh se në radhët e veta kanë futbollistë cilësor, por ne shpresojmë që do të paraqitemi denjësisht dhe ta fitojmë këtë ndeshje”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat