Ndodh në Premier League: I ofendoi rëndë 3 vite më parë, sot prezantohet si lojtar i tyre!

Futboll

Ndodh në Premier League: I ofendoi rëndë 3 vite më parë, sot prezantohet si lojtar i tyre!

Më: 11 janar 2020 Në ora: 07:00
Prezantimi

Ditën e sotme Cenk Tosun u prezantua si lojtari më i ri i Crystal Palace. Turku është huazuar deri në fund të sezonit nga Everton.

Deri këtu çdo gjë është në rregull, por nëse kthehemi 3 vite më parë, atëherë do të zbulojmë disa deklarata jo fort të këndshme nga sulmuesi.

Tosun për pak sa nuk kaloi te Palace në vitin 2017, por në fund transferimi dështoi, me sulmuesin që mbeti në Turqi te Besiktas. Në atë kohë, Tosun u shpreh se drejtuesit e Crystal Palace i ishin ngjitur shumë, si balta në këpucë.

Gjithashtu, turku tha se ishte i lumtur që transferimi i tij nga Besiktas te Crystal Palace dështoi.

Kur kanë kaluar tri vite, fati e dërgon te Crystal Palace tashmë dhe Cenk Tosun duhet t’i gëlltisë ofendimet e bëra për klubin anglez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat