E pabesueshme në Skoci, mund të luhen 5 Old Firm në 20 ditë

Futboll

E pabesueshme në Skoci, mund të luhen 5 Old Firm në 20 ditë

Më: 11 janar 2020 Në ora: 07:04
Celtic dhe Rangers

Skocia ndalet kur Celtic dhe Rangers përballen në derbin e Glasgout.

Një sfidë klasike që njihet ndryshe si Old Firm. Për shkak të disa rastësive, kalendari mund t'i shumëfishojë ndeshjet mes dy klubeve më të titulluar të futbollit skocez.

Në harkun e 20 ditëve mund të luhen plot pesë Old Firm. Në rast se shorti i Kupës së Skocisë do t'i vërë përballë në 1/8-at, ndeshja e parë mund të luhet më 29 shkurt dhe në rast barazimi, sfida do të përsëritej më 4 mars.  

Të dy skuadrat janë të kualifikuara në fazën me eliminim direkt të Europa League. Nëse do të kualifikohen në 1/8-at, shorti mund të ofrojë një tjetër Old Firm, me ndeshjen e parë që do të luhej më 12 mars dhe ajo e kthimit një javë më pas.

E vetmja siguri në gjithë këto hipoteza është ndeshja e kampionatit që do të zhvillohet më 15 mars. Sfida e fundit është fituar 2-1 nga Rangers.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat