Tottenham – Liverpool, formacionet e mundshme të super-ndeshjes

Futboll

Tottenham – Liverpool, formacionet e mundshme të super-ndeshjes

Më: 11 janar 2020 Në ora: 10:31
Tottenham – Liverpool

Sot do të zhvillohet java e 22-të në Premier Ligën Angleze.

Përpos ndeshjeve tjera që do të zhvillohen gjatë ditës së sotme, në elitën angleze sot luhet derbi i javës ndërmjet Tottenhamit dhe Liverpoolit.

Skuadra e Jose Mourinhos do të mundohet t’ia shkaktoj humbjen e parë këtë sezon skuadrës së Jurgen Klopp, ani pse te Tottenham do të mungojë lojtari kryesore i tyre, Harry Kane.

Sipas mediave angleze, pa Kane, Mourinho do të mundohet të sulmoj portën e Alisson me dy sulmuesit, Lucas Morua dhe Son.

Tek Liverpool pritet të mungojë, James Milner dhe Naby Keita, ndërsa formacioni pritet të jetë si zakonisht, me treshen sulmuese, Salah, Firminho dhe Mane.

Tottenham: Gazzaniga; Sanchez, Alderweireld, Vertonghen; Aurier, Eriksen, Dier, Alli, Rose; Moura, Son

Image

Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Gomez, van Dijk, Robertson; Wijnaldum, Henderson, Oxlade-Chamberlain; Salah, Firmino, Man.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat