PSG i ofron Icardit kontratë katërvjeçare

Futboll

PSG i ofron Icardit kontratë katërvjeçare

Më: 11 janar 2020 Në ora: 11:16
Mauro Icardi

Paris Saint Germain kërkon të nënshkruaj një kontratë katërvjeçare me Mauro Icardin.

Sipas asaj që shkruan Foot Mercato, drejtuesit e PSG-së janë duke kërkuar me ngulm që lojtari të qëndrojë në Paris, duke parë edhe formën e mirë në të cilën është duke kaluar sulmuesi argjentinas.

Kujtojmë që Icardi është në huazim nga Interi tek PSG, por kampioni i Francës ka të drejtë për blerjen e plotë të kartonit të tij.

Icardi ka shënuar nëntë gola në 11 paraqitje e ti me PSG-në në Ligue 1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat