Cagliari-Milan, a do ta nisë si titullar Ibrahimovic?

Futboll

Cagliari-Milan, a do ta nisë si titullar Ibrahimovic?

Më: 11 janar 2020 Në ora: 11:25
Cagliari-Milan

Cagliari dhe Milani do të ndeshen sot me njëri-tjetrin në “Sardegna Arena”, në sfidën hapëse të javës së 19-të të Serie A. Mikpritësit vijnë pas tri humbjesh radhazi, kundër Lazio, Udinese dhe Juventus.

Fitorja në kampionat iu mungon nga 2 dhjetori, saktësisht prej rezultatit 4-3 ndaj Sampdoria. Sardenjasit duket se janë pak poshtë, por do të duhet të mbrojnë vendin e gjashtë në klasifikim, të vlefshëm për “Europa League”, i cili iu kërcënohet nga Napoli, aktualisht me 5 pikë më pak. 

Kuqezinjtë, pas humbjes së rëndë të Bergamos, nuk ishin në gjendje të shkonin përtej barazimit në ndeshjen e parë të këtij viti, në shtëpi, ndaj Sampdoria. Sot, Ibrahimovic duhet ta fillojë nga minuta e parë dhe do të përpiqet t’iu japë atë gëzim tifozëve kuqezinj, që e kanë humbur prej një muaji.

Formacionet e mundshme

Kuqezinjtë mund të kalojnë nga 4-3-3 në 4-4-2. Në “kurriz” mund të jetë Suso, ndërsa dueti sulmues pritet të formohet nga Ibrahimovic dhe Leao. Nga ana tjetër, trajneri Maran duhet të propozojë 4-3-2-1 e tij të zakonshëm, me Nainggolan dhe Joao Pedro në mbështetje të sulmuesit Simeone për shënimin e golave.

Cagliari (4-3-2-1): Olsen; Faragò, Klavan, Pisacane, Pellegrini; Nandez, Cigarini, Rog; Nainggolan, Joao Pedro; Simeone. Trajner: Maran

Milani (4-4-2): G. Donnarumma; Calabria, Musacchio, Romagnoli, Hernandez; Castillejo, Kessiè, Bennacer, Calhanoglu; Leao, Ibrahimovic. Trajner: Pioli

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat