Manchester Utd demoloi Norwich-in

Futboll

Manchester Utd demoloi Norwich-in

Nga: K. Goca Më: 11 janar 2020 Në ora: 17:52
Manchester Utd demoloi Norwich-in

Skuadra e Manchester Utd mori tri pikë të pritura në luftë për katër vendet e para. Në stadiumin në "Old Trafford" Manchester Utd triumfoi me rezultat 4:0 ndaj Norwich në takimin e javës së 22-të të Premier League. Lojë shumë e mirë e "Djajve të kuq" dhe pa ndonjë problem e demoluan rivalin.

Duhet veçuar golin e Greenwood kur shënon nga 17-18 metra në minutën e 76-të.

Ai godet fortë dhe topin futet në këndin e majtë të skuadrës rivale. Golat i shënuan Rashford (27', 52'-nga penalltia), Martial (54') e 
Greenwood (76'). Manchester Utd është në vend të pestë me 34 pikë dhe Norwich i fundit me 14.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat