Challandes, lojtarëve të rinj: E keni mundësinë ta tregoni veten!

Futboll

Challandes, lojtarëve të rinj: E keni mundësinë ta tregoni veten!

Më: 11 janar 2020 Në ora: 20:55
Bernard Challandes

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, është deklaruar për herë të fundit para miqësores me Suedinë.

Kosova të dielën me fillim nga ora 15:45, zhvillon miqësore me Suedinë, në Doha të Katarit.

Challandes ka thënë se kjo miqësore është një mundësi e mirë sidomos për lojtarët që luajnë në kampionatin e Kosovës, për të treguar cilësitë e tyre.

Deklarata e trajnerit Challandes:

Kjo është një mundësi shumë e mirë për të gjithë lojtarët për të treguar çfarë mund të japin dhe po ashtu edhe për ne një mundësi e mirë për të parë lojtarët, sidomos ata që luajnë në Kosovë, por edhe ata që janë jashtë që nuk kanë qenë deri tash pjesë e Kombëtares.

Mendoj se ky kamp me kushte shumë të mira është një ide e mirë. Po ashtu, synimi është që t’i shohim disa lojtarë të rinj, jo për ndeshjen kundër Maqedonisë së Veriut, por për të ardhmen. Ne kemi 11 lojtarë shumë të ri, nën moshën 21-vjeç dhe jam i lumtur që këtu kemi lojtarë shumë të ri.

Nuk është e lehtë as për ne që t’i shikojmë cilësitë individuale të futbollistëve në kampionatin vendor, pasi shpesh fusha nuk është e mirë. Këtu është ndryshe, sepse kemi stërvitur çdo ditë së bashku dhe kushtet kanë qenë shumë të mira. Shpresoj që të befasojmë edhe me lojë të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat