Statistikat që tregojnë se Liverpool aktualisht është skuadra më e mirë në Evropë

Futboll

Statistikat që tregojnë se Liverpool aktualisht është skuadra më e mirë në Evropë

Më: 11 janar 2020 Në ora: 22:41
Liverpool

Pritjes së madhe prej 30 vitesh për titullin e Premierligës po i vjen fundi, dhe atë në mënyrën më të mirë.

Jurgen Klopp ka arritur të ndërtojë një skuadër shumë cilësore, që po dhuron futboll emocionues.

Liverpool këtë sezon në 21 ndeshje në Premierligë, ka shënuar 20 fitore, për të thyer rekordin për startin më të mirë ndonjëherë në pesë ligat kryesore të Evropës.

‘The Reds’, nuk dinë për humbje në Premierligë në 38 ndeshjet e fundit, aq sa zgjatë një kampionat ti tërë.

Më poshtë gjeni disa statistika impresionuese të Liverpool, që padyshim është skuadra me formën më të mirë në Evropë:

38 ndeshje në ligë pa humbje

Starti më i mirë në histori të PL (61/63pts)

Së paku nga një gol të shënuar në 30 ndeshje rradhazi

29 fitore në 30 ndeshjet e fundit në kuadër të ligës

1 humbje në 60 ndeshjet e fundit në PL

12 fitore rradhazi në Premierligë

6 porta të paprekura rresht

16 pikë larg vendit të 2të

104 pikë në 38 ndeshjet e fundit në ligë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat