Anel Rashkaj flet para ndeshjes Kosovë – Suedi

Futboll

Anel Rashkaj flet para ndeshjes Kosovë – Suedi

Më: 12 janar 2020 Në ora: 00:49
Anel Rashkaj

Anel Rashkaj është deklaruar i kënaqur me ecurinë e përgatitjeve të Kombëtares së Kosovës në Doha të Katarit.

‘Dardanët’ të dielën pasdite zhvillojnë ndeshjen miqësore kundër Kombëtares së Suedisë.

Duke folur për Klan Kosovën, Rashkaj ka vlerësuar lartë përgatitjet e Kosovës të bëra në Doha.

“Përgatitjet kanë shkuar shumë mirë, kemi kushte shumë, shumë të mira për stërvitje”, ka deklaraur Rashkaj.

Edhe pse Kosova paraqitet me shumë mungesa në këtë ndeshje, Rashkaj ka thënë se motivim të lartë kanë treguar edhe futbollistët që janë ftuar tani, që shumica vijnë nga Superliga e Kosovës.

Në pyetjen se çfarë rezultati pret, Rashkaj ka shtuar: “Është vështirë ta parashikoj rezultatin, mendoj se për ne e rëndësishme është paraqitemi mirë, ne duam çdo ndeshje ta fitojmë, por me rëndësi është të paraqitemi mirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat