Lila: Transparencë e plotë, “dështimi” i vetëm, Bushi…! - Bota Sot
Lila: Transparencë e plotë, “dështimi” i vetëm, Bushi…!

Futboll

Lila: Transparencë e plotë, “dështimi” i vetëm, Bushi…!

Më: 12 janar 2020 Në ora: 11:03
Andi Lila

Kryetari i Sindikatës së Futbollistëve, Andi Lila, organizator i turneut “Të luajmë dhe rindërtojmë së bashku”, ishte I ftuar në “Zona Gol”, ku foli më gjerësisht eventin e zhvilluar në “Air Albania”.

“Unë jam personi që i falënderoj ata që më kritikojnë. Kritikat e tyre do t’i kem parasysh. Edhe ata që mund të kenë thënë ndonjë fjalë, kanë ndërruar mendim, duke parë se si shkoi organizimi. Nuk dua të bëj polemika, në këtë ndeshje bamirësie.”

Shuma e të ardhurave:  Nuk janë bërë rakordimet me kompaninë e biletave dhe nuk e di shifrën. Shpresoj që me këto të ardhura të ndihmojmë një komunitet, jo thjesht një familje.

Rikthimi në fushë: Po pres me padurim rikthimin, më mungon fusha. Është një kohë e gjatë që jam jashtë.

“Dështimi” i vetëm: Dje e kam shijuar, u rrita me këtë brez futbollistësh. Prita me emocion të madh të fillonte ndeshja. Në vitin 2004, kur ishte ndeshja Shqipëri-Greqi, unë kapja topat mbrapa portës. U rrita me ndjenjën e jashtëzakonshme. Ishte një motiv për të qenë pjesë e Kombëtares. Këta çunat ishin motivuesit e mi kryesorë që unë të bëja një karrierë të mirë.  Pati vetëm një dështim, Bushi kishte premtuar se do bënte gol me stilin gërshërë dhe kjo nuk ndodhi.

Urimi për Deden: Jam futur në Wikipedia dhe i kontrollova të gjithë, se kush mund ta kishte ditëlindjen më 10 janar. E gjeta një, ai është Nevil Dede. Dua t’i uroj gëzuar ditëlindjen. Është një nga trajnerët më të mirë që unë kam patur.

Transparenca me fondet: Do të jemi transparentë për fondet, nga dita e parë deri tek e fundit. Do ta vendosim së bashku se çfarë do të bëjmë më ato para. Mendojmë të jetë një objekt që t’u shërbejë shumë familjeve. Siç goditëm me evenimentin, shpresoj të godasim edhe me bamirësinë.

Golden Team: Federata kam gati planin për ndërtimin e një ekipi Golden Team, i cili do të funksionojë rregullisht.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat