Hashani: Ftesa e Challandes për lojtarët e Superligës, për ti mbyllur gojën kritikëve jo se e merituan

Futboll

Hashani: Ftesa e Challandes për lojtarët e Superligës, për ti mbyllur gojën kritikëve jo se e merituan

Më: 12 janar 2020 Në ora: 11:26
Erdin Hashani

Kombëtarja e Kosovës në futboll sot do të luajë ndeshjen e parë të vitit 2020, në Doha të Katarit, ku për kundërshtar do ta ketë Suedinë.

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes për këtë ndeshje ka ftuar një numër të madh të lojtarëve nga Superliga e Kosovës, për ti provuar dhe për të parë nga afër edhe formën e tyre.

Mirëpo, analisti i mirënjohur, Erdin Hashani, në një prononcim për ko, u shpreh se ftesat e lojtarëve të Superligës nga Challandes i sheh më shumë si ftesa për të ia mbyllur gojën kritikëve.

“Unë mendoj që janë më shumë ftesa për të ja bërë qejfin të gjithë atyre që kanë akuzuar ose janë ankuar se pse nuk po ftohen lojtarët të Supërligës, edhe këtë e ka bërë pak  ashumë për të jau mbyllur gojën atyre, sepse pak a shumë Challandes lojtarët e Superligës të cilët e kanë merituar shpeshherë  edhe i ka grumbulluar”, tha fillimisht Hashani.

Sipas tij janë vetëm dy futbollistë nga Superliga të cilët e kanë merituar të ftohen nga Challandes, dhe me plot meritë gjendën në grumbullimin e Kosovës në Doha.

“Secili trajner e ka filozofin e lojës së vet, secili trajner i do karakterestikat e lojtarëve ndryshe, kështu që ai mendon që këtë e kanë meritu dhe i ka zgjedh dhe sipas tij është lista më e mirë e mundshme. Deri sot ky njeri që e ka sjellë Kosovën deri këtu, që të diskutohet për Kosovës atëherë të gjithë e meritojnë sepse ky ka pasur sukses dhe tashmë ka të drejt përderisa ka sukses. Por me plot merit dua ti cek dy futbollistë të cilët me të vërtetë e meritojnë grumbullimin të cilët janë Visar Bekaj dhe Armend Thaqi”, shtoi ai.

Sa i përket ndeshjes, Hashani u shpreh se mendon që rezultati i kësaj ndeshje është në plan të dytë për të dy trajnerët e të dyja kombëtareve.

“Mendoj që në plan të dytë është për dy kombëtaret rezultati i kësaj ndeshje. Sipas meje primare do të jetë ti shohin futbollistët të cilët nuk munden me i grumbullu kur janë datat për miqësorë. Mendoj që më shumë do të shikojnë këta futbollistë si alternativa për pozicione të ndryshme”, përfundoi Hashani.

Kujtojmë që ndeshja mes Kosovës dhe Suedisë fillon nga ora 15:45.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat