Përlotet gazetari, qan me zë, ky është shkaku

Futboll

Përlotet gazetari, qan me zë, ky është shkaku

Më: 12 janar 2020 Në ora: 12:06
Përlotet gazetari, qan me zë, ky është shkaku

Milani u rikthye te fitorja në kampionat, duke mposhtur Kaljarin në transfertë me rezultatin 0:2.

Protagonist në këtë triumf të kuqezinjve, ishte edhe sulmuesi Zllatan Ibrahimoviç, i cili u rikthye te Milani në merkaton e janarit. Suedezi shënoi golin e dytë, duke hipotekuar 3 pikë të arta.

Goli i Ibrës, entuziazmoi jashtë mase tifozët e Milanit, ndërkohë që më speciali është padyshim gazetari italian Tiziano Krudeli, i cili njihet si tifoz i zjarrtë i kuqezinjve.

Unikal në llojin e tij, Krudeli e feston golin e sulmuesit me lot në sy, duke përqafuar të gjithë kolegët e pranishëm në studion e emisionit italian. Festa e Krudelit tregon më së miri çlirimin e një tifozi të vërtet, pas vuajtjeve të shumta që po përjetonin 7 herë fituesit e Championsit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat