Futbollistit i ndodh tragjedia

Futboll

Futbollistit i ndodh tragjedia

Më: 12 janar 2020 Në ora: 12:12
Futbollistit i ndodh tragjedia në Australi

Australia është goditur nga një tjetër tragjedi. Pas zjarreve të mëdha që kanë kapluar vendin, futbollisti australian Eric Birighitti ka humbur jetën në oqean, transmeton Insporti. Sipas medieve australiane, Birighitti pasi ka humbur jetën në oqean është sulmuar nga një tufë peshakqenësh.

Tre dëshmitarë e kanë konfirmuar se ai është shqyer nga peshkaqenët.

Birighitti, që kishte fituar një kampionat moshash në 2016 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me fanellën e Hastings Broncos, ishte duke u larë me disa miq të tij.Ata që ishin dëshmitarë të tragjedisë tregojnë se djaloshin e ka marrë rryma me vete, e me shumë mundësi është mbytur e më pas është sulmuar nga peshkaqenët.

Për fat të keq, askush nuk mund të bëntë diçka për ta shpëtuar 21 vjeçarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat