Ferizaj fillon përgatitjet nëpër borë

Futboll

Ferizaj fillon përgatitjet nëpër borë

Nga: K. G. Më: 12 janar 2020 Në ora: 12:29
Ferizaj fillon përgatitjet nëpër borë

Ferizajn e pret pranverë e vështirë në luftë për sigurimin e ekzistencës në elitën e futbollit të Kosovës. Ferizajasit nisin përgatitjet për pjesën e dytë të kampionatit.

“Fillojmë me stërvitjet.

Sot skuadra jonë ka filluar stërvitjet para fillimit të kampionatit me trajnerin Bekim Isufi.

Stërvitjet sot ishin më të veçanta pasi kishte edhe reshje të borës, që i dhanë një pamje shumë të bukur stadiumit të qytetit.
Në stërvitje kanë marrë pjesë të gjithë lojtarët dhe u pa një atmosferë shumë e mirë brenda klubit. Ndërsa shumë shpejtë pritët të vijnë edhe disa transferime të reja ne klubin tonë”, bëhet e ditur nga klubi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat