Gara me deve dhe reshje bore, çuditë para finales

Futboll

Gara me deve dhe reshje bore, çuditë para finales

Më: 12 janar 2020 Në ora: 18:42
Gara me deve dhe reshje bore, çuditë para finales

Shumë kohë përpara se në Arabinë Saudite të mbërrinte topi, gjëja më argëtuese ishin devetë. Në fakt, vazhdojnë ende të jenë. Në këto ditë Superkupa e Spanjës i ka dhënë gjallëri këtij vendi, por në të vërtetë ajo po sfidohet nga një tjetër turne që po zhvillohet paralelisht, si festivali i deveve.

Ndërsa në Xheda, Zinedin Zidan dhe Diego Simeone do të sfidojnë njëri-tjetrin në luftën për të ngritur trofeun e parë sezonal, në Riad do të zhvillohet kompeticioni më i madh në botë për devetë. Një event që qarkullon më shumë sesa 80 milionë euro, por edhe shumë të tjera në mënyrë paralele: si për shembull blerja apo shitja e deveve më të mira për të ruajtur racën më të mirë prej tyre.

Deveja, ashtu si kali, është thuajse e shenjtë në Arabinë Saudite. Për këtë fakt më shumë se 30 mijë deve vrapojnë dhe bëjnë performanca bukurie gjatë këtij festivali. Ato duhet të jenë deve që përfaqësojnë qytetarët e Arabisë Saudite dhe të rritura në familjet e tyre. Si gjithmonë, në fundin e këtij festivali shpallen edhe fituesit, por mos mendoni që është thjesht një lojë.

Image

Rregulla të forta dhe vitin e kaluar disa deve u përjashtuan sepse kishin të injektuar silikon. Dopingu gjithashtu është i palejuar në “Mis Devenë”. Të gjithë pjesëtarët janë të barabartë dhe kanë për detyrë që gjatë vitit të kurojnë me detaje ushqimin e deveve të tyre, të ruajnë dietën e tyre.

RESHJE BORE – Por çuditë në Arabinë Saudite nuk kanë fund. Edhe në shkretëtirë mund të bjerë borë. Disa qytete të Arabisë Saudite janë gdhirë të zbardhura nga reshjet e borës dhe kjo gjë ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Megjithatë, zhvillimi i eventeve sportive nuk është aspak në rrezik, sepse janë marrë të gjitha masat.

Në fakt, bora nuk ka qëndruar shumë, pasi temperaturat janë rritur sërish dhe shkretëtira ka marrë sërish komandën… Në fakt, qyteti ku do të luhet ndeshja mes Realit të Madridit dhe Atletikos ka temperatura shumë të larta dhe aty është për plazh. Këto

Interesant është fakti se si përjetohet futbolli në Arabinë Saudite. Tifozët e Barcelonës kanë zgjedhur të jenë me Realin e Madridit në finale. Disa prej tyre tregojnë se u erdhi keq për Mesin, por tani do të bëjnë tifo për “Galaktikët”. Aty nuk ka rivalitet të përjetshëm, sepse sporti shihet si një argëtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat