Roma – Juventus, formacionet zyrtare të derbit të javës në Serie A

Futboll

Roma – Juventus, formacionet zyrtare të derbit të javës në Serie A

Më: 12 janar 2020 Në ora: 19:45
Foto ilustrim

Roma dhe Juventusi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Serie A.

Giallorossët janë nikoqir të Zonjës së Vjetër në takimin e vlefshëm për javën e 19-të, takim që zhvillohet në Olimpico me fillim nga ora 20:45.

Roma vjen në këtë takim pas një humbje nga Torino, por synon t’i kthehet fitores për të mos lëshuar pozitën e katërt.

Në anën tjetër, Juventusi ka tri fitore radhazi dhe shpreson ta vazhdojë këtë seri, sidomos pas barazimit të Interit, pasi do të kalonte në pozitën e parë me fitore.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Formacioni startues i Romës: Pau Lopez; Florenzi, Smalling, Mancini, Kolarov; Diawara, Veretout; Zaniolo, Pellegrini, Perotti; Dzeko

Banka rezervë: Fuzato, Mirante, Juan Jesus, Bruno Peres, Spinazzola, Cetin, Cristante, Under, Kalinic

Formacioni startues i Juventusit: Szczesny; Cuadrado, Demiral, Bonucci, Alex Sandro; Rabiot, Pjanic, Matuidi; Ramsey; Dybala, Ronaldo

Banka rezervë: Buffon, Pinsoglio, De Ligt, Rugani, De Sciglio, Danilo, Emre Can, Bernardeschi, Douglas Costa, Higuain, Pjaca

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat