Agim Ademi demanton vetveten pasi iu zbulua gënjeshtra

Futboll

Agim Ademi demanton vetveten pasi iu zbulua gënjeshtra

Më: 12 janar 2020 Në ora: 22:52
Agim Ademi

Agim Ademi është munduar të mbuloj “gënjeshtrën” që i doli në shesh gjatë ditës së sotme.

Ditë më parë, numri një i FFK-së kishte deklaruar se shpenzimet e udhëtimit në Katar të Kombëtares dhe stafit i ka paguar Suedia.

Gjatë ditës së sotme këtë e ka hedhur poshtë menaxheri i Kombëtares së Suedisë, Pettersen.

Rrena e FFK-së, menaxheri suedez thotë se s’i kemi paguar asnjë cent Kosovës

“Nuk është e vërtetë që kemi paguar për Kosovën” ka thënë ai për ‘fotbollskanalen”.

E kur të gjitha këto dolën në shesh, ka ardhur edhe reagimi i Agim Ademit.

Ai pas ndeshjes, në një prononcim për RTK ka thënë se shpenzimet i ka paguar një kompani private e afërt me Suedinë duke u munduar të mbuloj atë që kishte thënë para disa ditëve.

FFK është kritikuar nga shumica e zyrtarëve të klubeve të Superligës, ku njëzëri kanë thënë se investimin e tyre po e zhvatin në Katar.

Nga 25 punonjësit e administratës së FFK-së, 20 kanë udhëtuar drejtë Katarit bashkë me Kombëtaren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat