Roma 1:2 Juventus, notat e lojtarëve

Futboll

Roma 1:2 Juventus, notat e lojtarëve

Më: 12 janar 2020 Në ora: 23:26
Pamje nga ndeshja

Juventusi ka vazhduar me fitore në Serie A, pasi e ka mposhtur 2-1 Romën në kuadër të javës së 19-të.

Pas vetëm tre minutash lojë në Olimpico, Merih Demiral e kaloi Zonjën e Vjetër në epërsi me një asistim të Paulo Dybalas.

Shtatë minuta më vonë, La Joya e fitoi një penallti për torinezët të cilën në gol e konvertoi Cristiano Ronaldo.

Në pjesën e dytë, Roma provoi të kthehej në lojë, kur ngushtoi epërsinë me anë të Diego Perottit, që shënoi nga penalltia.

Por, vazhdimi i ndeshjes nuk solli gola të tjerë, dhe në fund Juventus troimfoi 1:2.

Notat e lojtarëve për paraqitjen në këtë ndeshje.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat