E konfirmon Roma: Zaniolo ka këputur ligamentet e gjurit

Futboll

E konfirmon Roma: Zaniolo ka këputur ligamentet e gjurit

Më: 13 janar 2020 Në ora: 00:07
Nicolo Zaniolo

Nicolo Zaniolo është dërguar menjëherë në spital, pas lëndimit të rëndë që pësoi në humbjen 2-1 që pësoi Roma ndaj Juventusit në kuadër të javës së 19-të në Serie A.

Talenti italian kishte bërë një kalim brilant nga mbrojtja e skuadrës së tij te ajo e Zonjës së Vjetër, por më pas u ndalua nga Matthijs de Ligt.

Fillimisht nuk dukej si lëndim i rëndë për të, por më pas lojtari me lot në sy kërkoi zëvendësimin.

Zaniolo u zëvendësua nga Cengiz Under në minutën e 34-të, ndërsa tani ësht konfirmuar lëndimi serioz i tij.

Roma ka njoftuar se talenti i tyre ka këputur ligamentet e gjurit dhe sezoni për të ka mbaruar para kohe.

klubi italian bëri të ditur se Zaniolo do t’i nënshtrohet menjëherë operacionit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat