Xavi i refuzoi, Barça kontakton trajnerin dështak që nuk ka fituar trofe

Futboll

Xavi i refuzoi, Barça kontakton trajnerin dështak që nuk ka fituar trofe

Më: 13 janar 2020 Në ora: 08:57
Barcelona

Barcelona pas eliminimit në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës kundër Atletico Madridit ka humbur durimin për trajnerin Ernesto Valverde.

Katalanasit nisën menjëherë nga puna duke kontaktuar Xavi Hernandezin, por ish-lojtari blaugran e refuzoi ofertën. Sipas mediat spanjolle raportojnë se tani favorit për të marrë vendin e Valverdes është ish trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino.

Ky i fundit është i papunë prej më tepër se një muaji dhe nuk do t’i thoshte dot jo Barcelonës, ndërsa përveçse gëzon pëlqimin e presidentit Bartomeu, shihet me sy të mirë edhe nga futbollistët katalanas.

Pochettino ka një eksperiencë të mëhershme në Katalunjë, pasi ka drejtuar për disa kohë me sukses Espanyolin, ndërsa së fundi ka qenë për thuajse 5 sezone në stolin e Tottenhamit, skuadër që e çoi deri në finalen e Championsit një vit më parë por nuk arrit të fitoi asnjë trofe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat