Nuk është Xavi e as Koeman, Barcelona gjen trajnerin e ri

Futboll

Nuk është Xavi e as Koeman, Barcelona gjen trajnerin e ri

Më: 13 janar 2020 Në ora: 12:34
Barcelona

Barcelona ka filluar kërkimin për trajnerin e ri. Ernesto Valverde pritet të shkarkohet sot kurse drejtuesit e klubit katalan janë duke konsideruar emra të ndryshëm për strategun e ri.

“Mundo Deportivo” shkruan se pas Xavit dhe Ronald Koeman, tani Barcelona ka filluar të mendojë për Mauricio Pochettinon.

Pochettino është trajner i lirë pas shkarkimit nga Tottenham Hotspur.

Andaj, drejtuesit e Barcelonës kanë filluar ta konsiderojnë mundësinë që Pochettino të jetë zëvendësues i menjëhershëm i Valverdes në postin e trajnerit në Camp Nou.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat