Ronaldo provokon me “gjuhën” e Del Pieros, Marchisio e quan histori serioze…

Futboll

Ronaldo provokon me “gjuhën” e Del Pieros, Marchisio e quan histori serioze…

Më: 13 janar 2020 Në ora: 16:26
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo shënoi përsëri të dielën në mbrëmje kundër Romës, duke vulosur fitoren e Juventusit për titullin e kampionit të dimrit. Në rastin e golit të shënuar, ai shprehu kënaqësi të veçantë, duke bërë një gjest me gjuhë, siç nuk kishte ndodhur kurrë më parë.

Për shumë dukej ngazëllimi tipik i Alessandro Del Piero, kur shënonte gola. Në mesin e këtyre ekziston edhe Claudio Marchisio, i cili në të vërtetë dëshironte ta përgëzonte CR7 në Twitter: "Hej Cristiano, a do të thotë kjo gjuhë se po bëhet një histori serioze?"

Duke e njohur Cristiano Ronaldon, nuk përjashtohet mundësia që ai e ka bërë këtë veprim me qëllimin për të ecur në hapat e një simboli të Juventusit, duke festuar kështu kundër një rivali historik, si Roma. Shpresa e Marchisio dhe e të gjithë tifozëve bardhezinj është se Juventusi është tani një histori serioze për portugezin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat