Radiot katalunase: Valverde është shkarkuar

Futboll

Radiot katalunase: Valverde është shkarkuar

Më: 13 janar 2020 Në ora: 18:31
Foto ilustrim

Radiot katalunase kanë njoftuar sot se është Barcelona e ka njoftuar për shkarkim Ernesto Valverden

Dy radiot kryesore në Kataloni, Onda Cero dhe Catalunya Radio kanë raportuar sot që menaxheri i Barcelonës, Ernesto Valverde është informuar nga klubi që ai do të shkarkohet.

Spekulimet janë rritur kohëve të fundit për një largim të tij, sidomos pas humbjes 3-2 kundër Atletico Madridit në gjysmëfinalen e SuperKupes se Spanjës.

Xavi, Mauricio Pochettino dhe Quique Setien janë disa nga trajnerët që përmenden si zëvendësues të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat