Kjo është përgjigjja e Liverpoolit për Shaqirin

Futboll

Kjo është përgjigjja e Liverpoolit për Shaqirin

Më: 14 janar 2020 Në ora: 10:22
Kjo është përgjigja e Liverpoolit për Shaqirin

Xherdan Shaqiri nuk e ka ndërmend të largohet nga Liverpooli këtë muaj.

Pavarësisht minutazhit të vogël këtë edicion nën urdhrat e trajnerit Jurgen Klopp, mesfushori nga Kosova nuk e preferon largimin nga kampioni i Evropës

Kohëve të fundit, Shaqiri ka qenë i kërkuar nga klube të njohura italiane, por edhe nga Galatasaray.

Para pak çastesh, gazetari i mirënjohur italian, Fabrizio Romano, ka bërë me dije se edhe gjiganti italian, Roma ka shprehur interesim për Shaqirin.

Por, sipas tij, Liverpooli e ka refuzuar ofertën e klubit nga kryeqyteti italian.

“Roma ka kërkuar sot huazimin e Xherdan Shaqirit për ta zëvendësuar të lënduarin Nicolo Zaniolo. Liverpooli e ka refuzuar huazimin e tij në janar. Asnjë shans”, ka shkruar Romano në “Twitter”.

Ndryshe, Shaqiri pas rikuperimit nga lëndimi, tashmë është kthyer në skuadrën e Liverpoolit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat