Atletico Madrid synon sulmuesin e Arsenalit

Futboll

Atletico Madrid synon sulmuesin e Arsenalit

Më: 14 janar 2020 Në ora: 10:31
Alexandre Lacazette

Gjiganti spanjoll Atletico Madrid është në kërkim të një sulmuesi tjetër.

Sipas asaj që shkuan Marca, Atletico Madrid është duke synuar ta sjellë në kryeqytetin spanjoll sulmuesin e Arsenalit, Alexandre Lacazette.

Përpos Lacazette Atletico Madrid është interesuar edhe për sulmuesin e PSG-së, Ednson Cavani, mirëpo urugajani duket se nuk është i bindur për një aventurë të re në La Liga.

Drejtuesit e klubit madrilen raportohet se tanimë kanë nisur kontaktet e para me skuadrën nga Londra, mirëpo Arsenali nuk pritet që ta lë të ikë sulmuesin francez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat