Kabashi: Në Kosovë kish gjithçka por vetëm futboll, burrëri dhe sinqeritet nuk kish

Futboll

Kabashi: Në Kosovë kish gjithçka por vetëm futboll, burrëri dhe sinqeritet nuk kish

Më: 14 janar 2020 Në ora: 11:54
Kabashi: Në Kosovë kish gjithçka por vetëm futboll, burrëri dhe sinqeritet nuk kish

Arsim Kabashi, presidenti i klubit të futbollit Ballkani nga Theranda, kampion vjeshtor i Kosovës, i drejtohet me një letër të hapur opinionit.

“Dua që brengën time shpirtërore ta ndaj me ju vetëm ne lëminë e futbollit, pikërisht tani po bëhen gati 3 vite, me shumë dëshirë dhe kënaqësi kam marr një aventurë apo një profesion krejtësisht të ri dhe të panjohur për mua, të marr në menaxhim dhe të investoj në futboll dhe në rininë tonë të mrekullueshme, dhe pikërisht kam dashur që këtë profesion ta ushtroj në Vendlindjen time, gjatë gjithë kësaj kohe, shumë sakrifice, mundim, hidhërime vuajtje e gëzime, ishin dhe janë Lumturi por edhe një sfidë për mua, kam pasur dhe “kam në mendje” që këtë aventure ta vazhdojë ndoshta edhe tanë jetën time, por rrethanat të cilat ishin zhvilluar dhe janë duke u zhvilluar në futbollin tonë, nuk ma merr mendja jo unë por të gjithë investitorët serioz do të largohen.

- Dua t’ju them qytetarëve të mi shumë të respektuar të Suharekës dhe Kosovës, veç po më dhimben këta fëmijë të ngrat që janë me qindra e po e kalojnë dhe po shijojnë kohën më të mirë ne klubin tonë, po më dhimbet vendlindja ime që ma kanë besuar që të menaxhoj me klubin e qytetit, po më dhimben këta Lojtar e staf i mrekullueshëm, se pikërisht sot i kisha thanë Lamtumirë futbollit të Kosovës dhe as edhe një euro më nuk kisha shpenzuar, ku këtu kish gjithçka por vetëm futboll, burrëri dhe sinqeritet nuk kish.

Të gjithë njerëzit në Kosovë të cilët më njohin, dhe bashkëpunojë, e din karakterin dhe punën time, e dinë si kam funksionuar deri më tani, arritjet të cilat i kam bërë me sakrifice dhe sinqeritet, kurrë s’kam lejuar dhe kurrë s’do të lejoj që të ulet karakteri im personal e familjar, në punët ti cilat i kam bërë deri më tani , por nuk do të lejoj as në aventurën sportive. Takohemi në zyret e FFK-s në prezencë të tyre, çohen mediat thurrin vargje se po dojmë me rrëzu Presidentin, takohemi në restaurant, dalim haptas me qëllimin e takimit, çohen prapë mediat se jemi tubu për me rrëzu Presidentin.

Dua t’ju them juve mediave edhe sportdashësve JO more JO s’jemi tubu për me rrëzu e as me ndërru te nderumin Agim Ademin (pikërisht ky zotëriu e din qëndrimin tim karshi tij), por jemi tubu edhe do të tubohemi për arsye të mbrojtjes së futbollit dhe investimeve marramendëse të cilat kanë derdhur dhe janë duke derdhur për sportin tonë, për rininë tonë, nuk do të lejojmë dhe nuk do të lejoj që mundin, kohën edhe investimet milionëshe të tona ti mbroj “Filan Fisteku “ që kurrë njëherë s’patem mbrojtje prej tij apo atyre, nuk do te lejoj që askush te luaj me mundin dhe sakrificën time, edhe 1 mandat, 2 apo 3 i ka te garantume presidenti, por duhet të bashkëpunojmë qysh është më së miri me sinqeritet dhe transparencë për secilin klub si të SuperLigës, ligës së parë, apo ligës së dytë. Si do të ecim more kështu vetëm për interesa personale të individëve? (a po duhet ti marrim shembull politikës që 20 vite kurrë nuk dolën në ndihmë të qytetarëve apo hallet e qytetarëve).

Si një qytetar i thjeshte i Kosovës Ju bëj apel juve sportist e sportdashës, juve Federate e Kosovës, juve media të respektuara, mos ti humbim edhe këta pak rini që kanë mbetur në vendin tonë, por të ulemi së bashku, të mendojmë për t’mirën e fëmijëve tanë, ti largojmë urrejtjet, të ecim përpara. Faleminderit për mirëkuptim”, shkruan Arsim Kabashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat