Futbollistët i dalin ndë ndihmë Arben Beqirit - Bota Sot
Futbollistët i dalin ndë ndihmë Arben Beqirit

Futboll

Futbollistët i dalin ndë ndihmë Arben Beqirit

Më: 14 janar 2020 Në ora: 14:54
Arben Beqiri

Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Futbollistëve të Kosovës ka dalë me komunikatë zyrtare për çështjen e portierit të Trepçës 89, Arben Beqiri.

Ky i fundit është diaknostifikuar me tumor në lukth, ndërsa komuniteti sportiv në vend përmes shoqatës së lartcekur pritet të dalë në ndihmë me mjete financiare.

Më poshtë komunikata zyrtare e lëshuar nga SHMDFK:

Sot më 14 janar 2020, prej orës 12:00, në sallën e konferencave të FFK-së dhe në prani të mediave e portaleve vendore, Bordi i Shoqatës për Mbrojtjen e të Drejtave të Futbollistëve të Kosovës mbajti takimin informues me kapitenët e ekipeve të futbollit të Superligës së Kosovës, në lidhje me hapat konkrete që do t’i ndërmarrim për t’i dalë në ndihmë shokut dhe kolegut tonë Arben Beqirit, portierit në klubin futbollistik Trepça ’89, i diagnostikuar me tumor në lukth.Në këtë takim u mor vendim që në mënyrë të organizuar ta ndihmojmë financiarisht Arbenin.Ndihma financiare do të bëhet përmes xhirollogarisë së Shoqatës për Mbrojtjen e të Drejtave të Futbollistëve të Kosovës me numër XK051971002104031174.Me këtë rast, ftojmë edhe të gjithë dashamirët e futbollit dhe shoqërinë vendore me vullnet të mirë që t’i bashkohen kësaj iniciative dhe t’i dalim Arbenit krah përgjatë kësaj sfide shëndetësore.

Me nderimeVisar Zogiani, Kryetar i Shoqatës për Mbrojtjen e të Drejtave të Futbollistëve të Kosovës.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat