Kështu dukej Vokrri në livadhet e Varoshit në vitin 1993

Futboll

Kështu dukej Vokrri në livadhet e Varoshit në vitin 1993

Nga: Kemajl Goca Më: 14 janar 2020 Në ora: 15:56
Kështu dukej Vokrri në livadhet e Varoshit në vitin 1993

Çdo fotografi e të kaluarës të kujton kohërat më të vështira që kaluan sportistët dhe populli shqiptar i Kosovës!  

Vitet e 90-ta ishin vitet e mbijetesës jo vetëm të sportit por në çdo sferë tjetër të jetës sepse Kosova ishte e okupuar nga Serbia dhe e sulmuar nga të katër anët!

Kjo fotografi është e vitit 1993 në fshat Varosh të Ferizajt, kur atëkohë Ferizaj dhe IMK Çeliku luanin si vendas ndeshjet në kuadër të Kampionatit të Republikës së Kosovës, pasi që stadiumi i qytetit si në çdo qytet tjetër u uzurpuan nga pushtuesi serb.

Në foto është Adil Vokrri, sulmues i spikatur dhe në atëkohë luante për Besianën, që tash nuk ekziston ky klub, ndryshe vëllai i legjendës së futbollit tonë, Fadili (i ndjeri).  Adili është në foto me Xhevat Luzhën, atëkohë futbollist!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat