Pas një periudhe të gjatë në hije, Fabio Borini i ka dhënë lamtumirën Milanit, për të mbetur sërish në kampionatin italian, por këtë herë do të veshë fanellën e klubit të Veronës.
Zyrtarizimi ka ardhur mesditën e sotme me Borinin që është lënë i lirë nga Milani, duke qenë se nuk bënte pjesë në planet e trajnerit Pioli dhe se kishte kontratë të vlefshme deri në fund të sezonit.
Ka qenë vetë klubi kuqezi që nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, ka njoftuar përmbylljen e marrëveshjes dhe ka falënderuar lojtarin për kontributin e dhënë.
Fabio Borini iu bashkua Milanit në verën e vitit 2017 dhe gjatë këtyre dy sezoneve ka luajtur 51 takime, duke shënuar edhe 4 gola.