Sulmuesi meksikan nuk ka gjetur veten te Sevilla

Futboll

Sulmuesi meksikan nuk ka gjetur veten te Sevilla

Më: 14 janar 2020 Në ora: 16:37
Sulmuesi meksikan nuk ka gjetur veten te Sevilla

Los Angeles Galaxy humbi pak javë më parë një sulmues si Zlatan Ibrahimoviç.

Për të garantuar gola për sezonin e ri që starton në mars, drejtuesit e klubit amerikan po mendojnë për një tjetër lojtar me peshë si Chicharito Hernandez.

Sulmuesi meksikan nuk ka gjetur veten te Sevilla ku u transferua në shtator me vetëm 1 gol të shënuar në 9 ndeshje dhe ka dhënë "ok" për të kaluar në Major League Soccer me ofertën e duhur. 

Sevilla pagoi 12 mln euro për 31-vjeçarin dhe synon të rikuperojë po të njëjtën shumë për ta lënë të lirë, teksa bisedimet me Galaxy ende vijojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat