Rashica: Nëse e shihni se si luajtëm në eliminatoret e fundit - Bota Sot
Rashica: Nëse e shihni se si luajtëm në eliminatoret e fundit

Futboll

Rashica: Nëse e shihni se si luajtëm në eliminatoret e fundit

Më: 14 janar 2020 Në ora: 17:35
Rashica: Nëse e shihni se si luajtëm në eliminatoret e fundit

Milot Rashica është shprehur se kualifikimi në “Euro2020” është ëndrra e tij më e madhe.

Rashica në një intervistë për “Deutschen Presse-Agentur”, tani që ndodhet në Mallorca me skuadrën e tij për përgatitjet dimërore ka deklaruar se do të bënin histori.

Ylli i “Dardanëve” beson se gjasat janë dhe beson se do të dalin fitues ndaj Maqedonisë Veriore. Rashica dhe bashkëlojtarët e tij do të luajnë ndaj Maqedonisë së Veriut më 26 mars.

““Unë mendoj se kemi gjasa. Nëse e shihni se si luajtëm në eliminatoret e fundit dhe në Ligën e Kombeve, ne treguam se mund të vazhdojmë më tutje. “Do të ishte një verë e përkryer nëse do të mund të përfundonim të dyja misionet. Unë jam i bindur se do të kemi sukses”, përfundoi Rashica.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat