“Nuk kam parë kurrë njeri të tillë në jetën timë”, mjeku i Romës i çuditur nga gjesti i CR7!

Futboll

“Nuk kam parë kurrë njeri të tillë në jetën timë”, mjeku i Romës i çuditur nga gjesti i CR7!

Më: 14 janar 2020 Në ora: 17:36
Cristiano Ronaldo

Nicolo Zaniolo, talenti i Romës pësoi një dëmtim të rëndë mbrëmjen e kaluar në ligamente në sfidën ndaj Juventusit.

Italiani është operuar ditën e sotme, teksa tashmë e ka humbur pjesën e mbetur të sezonit.

Në momentin që Zaniolo u dëmtua shumë lojtarë u shqetësuan për gjendjen e tij, mbi të gjithë Cristiano Ronaldo!

Këtë gjë zbulon mjeku i Romës, i cili shprehet se është çuditur shumë. 

“Sjellja e Ronaldos kur ne erdhëm në fushë për të shkuar drejt Zaniolos ishte e çuditshme. Nuk e prisja nga një lojtar i atij kalibri që është ai. Ishte më i shqetësuar se disa nga lojtarët e Romës. Nuk kam parë njeri më të përulur në jetën time”, përfundoi mjeku i Romës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat