Cristiano Ronaldo ha gjashtë vakte në ditë për të mbetur në nivelin më të lartë si 34-vjeçar

Futboll

Cristiano Ronaldo ha gjashtë vakte në ditë për të mbetur në nivelin më të lartë si 34-vjeçar

Më: 14 janar 2020 Në ora: 17:43
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo është një prej atletëve më të mëdhenj që futbolli ka parë ndonjëherë.

Pa marrë parasysh a e preferoni apo jo atë para Lionel Messit, do të ishit të verbër nëse nuk do ta vlerësonit etikën e punës dhe jetëgjatësinë e portugezit.

Pas së gjithash, po flasim për një sportist që po konkurron me lojtarë 10 vjetë më të rinj se ai për të qenë më i miri.

Tani është zbuluar se sulmuesi i Juventusit ha gjashtë vakte në ditë, derisa pula konsiderohet të jetë komponent “magjik” i ditës së tij, me peshkun që gjithashtu përfshihet rregullisht.

Një ditë tipike për Ronaldon është zbërthyer kështu:

Mëngjesi: Djath, jogurt pa yndyrë

Dreka 1: Sallatë dhe pulë

Dreka 2: Tuna, ullinj, vezë dhe domate

Ushqim tjetër: Fruta të freskët, tost me avokado

Darka 1: Peshk i freskët dhe sallatë

Darka 2: Biftek dhe kallamari

Jeta e një atleti të klasit botëror nuk tingëllon aq keq, apo jo?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat