Mjeku: Çfarë nënshkrimi, unë nuk kam drejtë vote

Futboll

Mjeku: Çfarë nënshkrimi, unë nuk kam drejtë vote

Më: 14 janar 2020 Në ora: 18:35
Mjeku: Çfarë nënshkrimi, unë nuk kam drejtë vote

Para pak minutash është publikuar lista e nënshkrimeve të klubeve për thirrjen e Kuvendit Zgjedhor për anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FFK-së.

Sipas listës që është publikuar në disa medie, opozita e FFK-së ka arritur të siguroj vetëm 22 nënshkrime, e jo 41 siç kishte pretenduar Arianit Ahmeti.

Në këtë listë prej 22 nënshkrimeve figuron edhe nënshkrimi i presidentit i KF KEK-ut, Besnik Mjeku.

Insporti ka kontaktuar me presidentin e KEK-ut, i cili e ka mohuar se ka nënshkruar. I pyetur se a ka nënshkruar, ai është përgjigjur “çfarë nënshkrimi” dhe se nuk ka të drejtë vote.

“Çfarë nënshkrimi, unë nuk kam drejtë vote. Unë personalisht kam nënshkruar për krejt diçka tjetër.  Unë nuk kam nënshkruar për thirrjen e kuvendit, ne si FK KEK akoma nuk kemi të drejtë vote pasi atë ende e ka Arben Shahini. Ne jemi në mbështetje të Agim Ademit dhe besojmë në punën e tij”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat