Selmani me oferta nga Serie A - Bota Sot
Selmani me oferta nga Serie A

Futboll

Selmani me oferta nga Serie A

Më: 14 janar 2020 Në ora: 18:44
Selmani me oferta nga Serie A

Portieri i Shqipërisë, Gentian Selmani, në një intervistë të dhënë për "TransferMerkez TV" ka folur rreth të ardhmes së tij, por ndër të tjera ka zbuluar edhe idhulljt e tij në portë.

Selmani luan në ligën e dytë turke me Menemenspor dhe u transferua nga Laçi gjatë verës së shkuar. Disa skuadra të Serie A kanë trokitur në drejtim të tij, por thjesht sondazhe. “Kam dëgjuar disa gjëra, zëra merkatoje.

Megjithatë, fokusi im është vetëm te stërvitja e fortë dhe vetëm te paraqitjet në fushën e lojës. Sa i takon merkatos, me këtë gjë merret agjenti im. Objektivi im primar është të fokusohem në fushë, të jap maksimumin dhe të ndihmoj skuadrën time”.

“Mendoj se kam punuar mirë, kam ndihmuar skuadrën. Kemi marrë rezultate të mira dhe deri më tani, jam i lumtur. Megjithatë, do të mundohem të punoj edhe më shumë, të përmirësohem dhe të ndihmoj skuadrën”.

Në fund, idhujt e tij: “Unë kam disa emra që i kam shumë përzemër. Gianluiggi Buffon dhe Iker Casillas janë emrat që i shoh si idhuj".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat