Telenovela e afatit kalimtar për Marash Kumbullën...

Futboll

Telenovela e afatit kalimtar për Marash Kumbullën...

Më: 14 janar 2020 Në ora: 19:25
Telenovela e afatit kalimtar për Marash Kumbullën...

Telenovela e afatit kalimtar për Marash Kumbullën duket se nuk ka fund. Mbrojtësi i kombëtares sonë po ndiqet me shumë interes nga disa gjigantë evropianë, që e duan me patjetër. Interi është një nga klubet më të interesuar për të dhe duket se Marota me shokë po avancon bisedimet për blerjen e 19-vjeçarit.

Ditën e sotme, menaxheri i Kumbullës, Xhani Vitali është fotografuar në selinë e klubit zikaltër. Moment ky, që hedh dyshime se e ardhmja e mbrojtësit mund të jetë Interi.

Ekipe të tjerë që interesohen për të janë edhe Napoli, Lacio apo Dortmund, për të përmendur disa, pasi edhe klubet angleze duken shumë të interesuara për të.

E sigurt është se Kumbulla nuk do të jetë lojtar i Hellas Veronës për sezonin e ardhshëm. Vlera e tij në merkato është rreth 10 milionë euro dhe shitja e tij pritet të jetë një rekord për vendin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat