Pioli: Faza e dytë pikë kthese, ja kush është objektivi i Milanit!

Futboll

Pioli: Faza e dytë pikë kthese, ja kush është objektivi i Milanit!

Më: 14 janar 2020 Në ora: 20:55
Stefano Pioli

Stefano Pioli ka folur në kuadër të përballjes që Milani i tij do të luajë ndaj Spal në “San Siro” për fazën e 1/8-ave të Kupës së Italisë. Trajneri ka diskutuar rreth mungesës së fitoreve në shtëpi të kuqezinjve, ndryshimit të skemës, por edhe objektivit të ekipit të tij.

“Për fat të keq kemi shumë pak fitore në shtëpi. Kanë qenë të shumta ndeshjet në shtëpi, ku kemi luajtur mirë dhe nuk kemi arritur të marrim fitoren. Gjithsesi, këto gjëra kanë kaluar dhe duhet të përqendrohemi tek e tashmja dhe e rëndësishme është që të fitojmë nesër.

Ndryshimi i skemës? Lojtarët duhet të tregojnë se e meritojnë të luajnë. Ndryshimi i skemës mund të ketë dhënë më shumë hapësira për disa lojtarë që kanë karakteristika të caktuara. Kush është gati, kush është i disponueshëm, kush impenjohet dhe kush ka profesionalitet, është gjithmonë një lojtar që mund të aktivizohet në lojë.

Objektivi ynë është që në maj të jemi më mirë se çfarë jemi tani në klasifikim. 25 pikë nuk janë shumë për një ekip si Milan. Objektivi ynë është që të bëjmë shumë më shumë pikë dhe lojtarët të paraqiten sa më mirë. Bilancet bëhen në maj. Kemi mundësi që të bëjmë kthesën në fazën e dytë dhe të bëjmë më mirë se çfarë kemi bërë në fazën e parë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat