Messi flet për Ronaldon: Përballjet tona në “El Classico” ishin të veçanta - Bota Sot
Messi flet për Ronaldon: Përballjet tona në “El Classico” ishin të veçanta

Futboll

Messi flet për Ronaldon: Përballjet tona në “El Classico” ishin të veçanta

Më: 15 janar 2020 Në ora: 08:55
Ronaldo dhe Messi

Fituesi i gjashtëfishtë i “Topit të artë”, Lionel Messi, ka folur lidhur me duelet e tij me rivalin e drejtpërdrejtë të tij Cristiano Ronaldo.

Ai beson se përballjet e tyre do të mbesin gjithmonë në mendjen e tifozëve.

Kalimi i Ronaldos tek Real Madridi në vitin 2009, solli një dominimin total të dyshes, duke u fituar 10 “Topa të Artë”, nga ata, nga pesë për secilin.

Në vitin 2018 Luka Modric, arriti ta thyejë këtë duopol.

“Pleshti” arriti të rikthehet në skenë duke u bërë fitues për herë të gjashtë në vitin 2019.

“Ishte një duel i veçantë dhe do të mbetet i tillë përgjithmonë sepse zgjati disa vite dhe nuk është e lehtë ta mbash një nivel të caktuar për një kohë të gjatë. Për më tepër, klubet për të cilat luanim ne ishin shumë kërkuese edhe Real Madridi e edhe Barcelona, dy klubet më të mira në botë”, tha Messi.

“Garuam në një nivel të barabartë për aq shumë vite, mendoj se kjo do të mbetet përgjithmonë. Dueli sportiv ishte shumë i mirë mes nesh personalisht dhe mendoj se edhe njerëzit u argëtuan, pavarësisht a ishin tifozë të Barcelonës, Real Madridit apo tifozë të futbollit në përgjithësi”.

Gjatë kohës së Ronaldos në Madrid, Messi i shënoi 471 gola në 476 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa kundërshtari i tij i shënoi 450 në 438 ndeshje, shkruan Goal.com.

Messi i rikujtoi kohët kur ai përballej me Ronaldon gjatë përballjeve mes Real Madridit dhe Barcelonës në El Clasico, ndeshje kjo që kishte më shumë rëndësi kur ishte edhe Ronaldo sipas argjentinasit.

“Natyrisht kur Cristiano ishte në Real Madrid, ndeshjet ishin gjithmonë të veçanta. Kundër Real Madridit janë gjithmonë, por me Ronaldon ishin edhe më shumë”, shtoi Messi.

“Por, këto kohëra kanë kaluar tashmë, ne i kemi përjetuar ato, por tani shikojmë përpara”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat