Dyshja e La Ligës interesohet për Suson

Futboll

Dyshja e La Ligës interesohet për Suson

Më: 15 janar 2020 Në ora: 09:46
Mesfushori i Milanit, Suso Fernandez

Mesfushori i Milanit, Suso Fernandez, ka ngjallur interesim te një numër i klubeve të La Ligës. Së fundi, për të kanë shprehur interesim Atletico Madridi dhe Sevilla.

Sky Sports raporton se kuqezinjtë tashmë i ishin përgjigjur Valencias dhe Getafes për Suson, ndërsa tani SportItalia raporton se klubi italian është kontaktuar edhe nga Atletico dhe Sevilla.

Këto oferta bëjnë që Suso të ketë gjasa të kthehet në vendlindjen e tij, pasi që edhe agjenti i tij Mino Raiola është i interesuar ta transferojë klientin në La Liga.

Anësori i ka luajtur 16 ndeshje për Milanin në Serie A këtë sezon dhe ka kontribuar me një gol deri më tani. 26-vjeçari ka qenë i kritikuar për paraqitjet e tij dhe mbeti në fund gjatë fitores 2:0 kundër Cagliarit në fundjavë.

Mediumet italiane raportojnë se trajneri Stefano Pioli u ka thënë drejtuesve se nuk i nevojitet Suso. Për këtë arsye, Raiola po tenton t’ia sigurojë futbollistit një transferim në Spanjë, Angli ose edhe te ndonjë klub tjetër italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat