Kampioni vjeshtor i Kosovës niset për në Turqi

Futboll

Kampioni vjeshtor i Kosovës niset për në Turqi

Më: 15 janar 2020 Në ora: 10:10
FC Ballkani

Ballkani sot është nisur për në Turqi.

Skuadra nga Theranda sot ka udhëtuar për në shtetin e Turqisë atje ku do të vazhdojë fazën përgatitore për stinorin pranveror të Superligës së Kosovës në futboll.

Këtë e ka bërë të ditur vet klubi nëpërmjet një njoftimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook.

Gjithashtu, klubi nga Theranda ka njoftuar se në Turqi do ti zhvillojnë 4 ndeshje miqësore, për të cilat do të njoftoheni me kohë.

Ja njoftimi i plotë i Ballkanit:

Të dashur tifoz,

Sot klubi ynë udhëtoi për fazën përgaditore në Antalya.Atje do të qëndrojmë 10 ditë dhe do t'i kemi 4 ndeshje miqësore për të cilat do t’iu njoftojmë me kohë.

Na priftë e mbara ?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat