Tottenham prezanton Gedson Fernandes - Bota Sot
Tottenham prezanton Gedson Fernandes

Futboll

Tottenham prezanton Gedson Fernandes

Më: 15 janar 2020 Në ora: 10:36
Gedson Fernandes

Talenti i Benficas, Gedson Fernandes i është bashkuar skuadër së Jose Mourinhos.

Nëpërmjet një njoftimi klubi londinez ka  njoftuar se ka arritur marrëveshje për huazimin për një periudhë rreth 1 vjet e gjysmë, me një mundësi për të blerë kartonin e tij.

 “Jemi të kënaqur të njoftojmë se kemi arritur marrëveshje për huazimin 18-mujor të Gedson Fernandes nga Benfica me një mundësi për ta bërë transferimin të përhershëm”, thuhet në njoftimin e Spurs.

Sipas raportimeve mesfushori pritet të bartë numrin 30 dhe transferimi i tij tanimë mund ta hapë rrugën e transferimit të Christian Eriksenit në Inter.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat