Katër klube janë duke luftuar për të nënshkruar me sulmin e Milanit, Krzysztof Piatek në afatim kalimtar të janarit.
Siç shkruan Calciomercato polaku është lidhur me një largim nga Milani, në këtë afat kalimtar pas ardhjes së sulmuesit suedez Zlatan Ibrahimovic.
Sa i përket raportimeve të fundit, thuhet se katër klube, tre janë nga Anglia: Aston Villa, West Ham United dhe Tottenham Hotspur, një nga Gjermani: Bayern Leverkusen të cilët janë të interesuar për të nënshkruar me Piatek.
24 vjeçari u transferua tek Milan në janarin e vitit të kaluar, nga Genoa për një shumë rreth 38 milionë euro.
Që atëherë Piatek ka zhvilluar gjithsej 39 ndeshje në të gjitha garat duke arritur të shënoj 15 gola.