Naingolan nuk i kursen

Futboll

Naingolan nuk i kursen

Më: 15 janar 2020 Në ora: 12:17

Raxha Naingolan u kthye ditën e djeshme në “San Siro”, por këtë herë si kundërshtar dhe si pjesë e Kaljarit, në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Italisë.

Mesfushori belg është huazuar nga Interi te skuadra nga Sardenja, ku ai po tregon një formë të shkëlqyer. Pas përfundimit të ndeshjes së djeshme, lojtari ka dhënë një intervistë për mediat italiane, ku nuk i ka kursyer thumbat për drejtuesit zikaltër: “Interi po bën shumë mirë, ashtu siç po bëj edhe unë. Ne do të shohim së çfarë do të ndodhë në fund. Tani unë jam i fokusuar vetëm te Kaljari dhe po kaloj një sezon shumë të mirë me këtë ekip. Jam i lumtur për atë që po bën Interi.

Keqardhje për largimin? Jam i bindur për aftësitë e mia, por drejtuesit e klubit bënë një zgjedhje dhe unë e pranova. Unë jam një njeri që nuk qëndroj në një vend nëse nuk më dua, dua të luaj dhe të argëtohem. Unë kurrë nuk kam pasur probleme me Antonio Konten, ai gjithmonë mi thoshte gjërat në fytyrë dhe unë gjithmonë i thoja atë që mendoja për të.

Ne jemi burra, dhe kur gjërat thuhen në sy unë i vlerësoj shumë. Ai u tregua burrë me mua, por nuk mund të them të njëjtën gjë për të tjerët. Nëse Interi e fiton titullin dhe nuk e fiton Juvja, atëherë unë do të isha i lumtur për shokët e mi. “, u shpreh Naingolan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat