Loshaj arrin marrëveshje me Cracovian e Superligës polake

Futboll

Loshaj arrin marrëveshje me Cracovian e Superligës polake

Nga: Fatmir Beka Më: 15 janar 2020 Në ora: 13:31
Loshaj arrin marrëveshje me Cracovian e Superligës polake

Futbollisti me prejardhje nga Skenderaj Florent Losha që ishte pjesë e U-21 dhe tash së fundit edhe pjesë e kombëtares së Kosovës, prej sot është pjesë e Cracovia të Polonisë.

Lajmi është konfirmuar nga Hilmi Loshaj axha i Florianit si dhe menaxher i futbollit, që ka konfirmuar se “ Prej sot Floriani është pjesë e skuadrës së njohur polake Cracovia, e cila aktualisht ndodhet në pozitën e dytë në kampionatin polak. Kontrata e ‘Flo’ do të jetë trevjeçare dhe është rezultat i pajtimit mes tashmë ish-skuadrës Politehnica Iasi ku luante (kampionati rumun) dhe skuadrës polake Cracovia.

Drejtuesit e skuadrës polake po ashtu kanë njoftuar për përforcimin më të ri që e shohin si figurë kyçe në vazhdimin e kampionatit dhe synimin për titullin kampion, ndërkohë që kanë thënë se ka kohë që e kanë përcjell dhe tek Loshaj kanë parë futbollistin që ka afinitete për të bërë tranzicionin dhe për të cilin ka shumë nevojë skuadra.

Image

Siç dihet Florian Loshaj është futbollist 23-vjeçar që ka qenë pjesë e Akademisë së Futbollit të skuadrës Genk në Belgjikë deri në moshën 19 vjeçare, më pas ka luajtur edhe në disa skuadra përfshirë Roda dhe Mastriht në Holandë, ndërsa në 6 muajt  e kaluar ishte futbollist kyç në skuadrën rumune Iasi.

Ai ka qenë pjesë e kombëtares së Kosovës U-21 nën drejtimin e trajnerit Rafet Prekazi ku ka të regjistruara tri ndeshje, ndërkohë që së fundi ishte pjesë e kombëtares A të Kosovës në ndeshjen me Suedinë, ku është vlerësuar lartë paraqitja e tij.

Mesfushori Loshaj ka qenë në qendër të vëmendjes në afatin kalimtar që është në vazhdim, pasi janë disa skuadra elite rumune që e kanë dashur në radhët e veta si Cluj, Dinamo dhe Steau, ndërkohë që ka pasur edhe oferta nga Bullgaria, Katari edhe Greqia.

Mirëpo vetë Florian dhe familja e tij, kanë vlerësuar se kalimi në kampionatin polak tek skuadra e njohur Cracovia do të jetë një tjetër mundësi për të vazhduar kalitjen si futbollist por edhe si mundësi për të vazhduar karrierën në ndonjë skuadër edhe më të madhe në të ardhmen.

Lidhur me kushtet e këtij transferi nuk janë bërë shifrat e njohura, por vetë pajtimi dhe pranimi për kalimi nga kampionati rumun dhe skuadra që ishte në mesin e renditjes tek kampionati polak përkatësisht skuadra e dytë në renditje është shenjë dhe dëshmi e mjaftueshme për synimin edhe kontratën e kënaqshme për të dy palët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat