Trazira në LRFP në prag të kuvendit zgjedhor për anëtar të KE të FFK-së - Bota Sot
Trazira në LRFP në prag të kuvendit zgjedhor për anëtar të KE të FFK-së

Futboll

Trazira në LRFP në prag të kuvendit zgjedhor për anëtar të KE të FFK-së

Më: 15 janar 2020 Në ora: 14:12
FFK

Gjatë këtij vikendi Lidhja Rajonale e Futbollit të Prishtinës do të mbajë kuvendin zgjedhor për anëtarë të komitetit ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Huar Morina, përfaqësuesi i klubit Mabetex Prishtina  në futsall në një intervistë për KosovaPress u shpreh se një numër prej 5 skuadrave kanë shprehur vullnetin e tyre që përfaqësues i tyre si delegat të jetë Fatos Dili, mirëpo sipas tij LRFP nuk i ka marrë parasysh këto nënshkrime dhe ka ftuar dikë tjetër si përfaqësues të futsallit në këtë kuvend.

“Kush e ka besimin e klubeve duhet të jetë aty. Ne i kemi nënshkrimet dhe normalisht duhet që Fatosi ta përfaqësoj futsallin, mirëpo bordi aktual i LRFP-së, nuk na ka pranuar fare këto nënshkrime dhe kanë ftuar dikë tjetër si delegat. Ne duam që të na përfaqësoj në këtë kuvend dikush që mundet me fol për futsall, për problemet që i kemi, ndërsa personi që është ftuar nga LRFP nuk është takuar të bisedoj me ne fare”, tha Morina.

Image

Kujtojmë që personi i cili edhe ka pranuar ftesën nga Lidhja Rajonale e Futbolli të Prishtinës si delegat i futsallit është Haki Ahmeti, i cili është përfaqësues i skuadrës Prishtina 01.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat