Setien, na duhet edhe një sulmues!

Futboll

Setien, na duhet edhe një sulmues!

Më: 15 janar 2020 Në ora: 15:21
Setien, na duhet edhe një sulmues!

Pavarsisht interesimit të vazhdueshëm të Interit, Arturo Vidal do të qëndrojë te Barcelona të paktën deri në fund të këtij sezoni.

Ai që e ka konfirmuar diçka të tillë ka qenë trajneri i ri i blaugranave Quique Setien i cili në konferencën e prezantimit të tij te Barça u pyet mbi të ardhmen e Arturo Vidal.

Trajneri i Barcelonës u përgjigj me një jo të prerë për një largim të mundshëm të mesfushorit kilian ndërsa shtoi se ka nevojë për një tjetër sulmues deri në qershor pasi Luis Suarez do të mungojë për një periudhë të gjatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat