Edhe Shala largohet nga Vushtrria

Futboll

Edhe Shala largohet nga Vushtrria

Nga: K. G. Më: 15 janar 2020 Në ora: 15:57
Edhe Shala largohet nga Vushtrria

Futbollisti me përvojë, Bashkim Shala, ia kthen shpinën FC Vushtrrisë dhe i bashkohet Flamurtarit të Prishtinës.

“Nga sot jam pjesë e KF Flamurtarit, i falënderoi për besimin e dhënë, shpresoj që të gjithë se bashku t’i arrijmë ambiciet e klubit.

Tifozerinë ‘Forca’ e falënderoi për përkrahje të vazhdueshme, ish klubin Vushtrria i dëshiroj suksese”, bëri të ditur Shala.

Flamurtari është në pozitë të palakmueshme përkatësisht në vend të nëntë me 19 pikë dhe e pret një pranverë e nxehtë në luftë për sigurimin e mbijetesës në elitë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat